3.1 C
New York
Saturday, December 28, 2024

Buy now

Vendoset gurthemeli i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Drenas, investim në vlerë afër tre milionë euro

- Advertisement -

 

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, së bashku me Kryetarin e Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, vendosën gurthemelin e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare.

 

Me një vlerë afër tre milionë euro, ky projekt i nënshkruar me 15 nëntor të këtij viti, po realizohet si rezultat i Marrëveshjes së Mirëkuptimit ndërmjet Ministrisë së Shëndetësisë dhe Komunës së Drenasit, e i cili pritet të finalizohet dhe të funksionalizohet në shtator të vitit 2025.

 

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare, me sipërfaqe prej 4235 metra katrorë, do të ketë kushte të dinjitetshme për stafin mjekësor dhe kushte të mira për shërimin e të gjithë pacientëve. Qendra do të ofrojë shërbime në repartin e radiologjisë, emergjencës, të gjinekologjisë, mjekësisë familjare, si dhe shërbime teknike. Ajo do të ketë podrumin, përdhesen dhe katin e parë, si dhe do të ketë vend për administratën.

 

Kryeministri Kurti uroi qytetarët e Drenasit për fillimi e këtij projekti, teksa theksoi se synimi kryesor i tij dhe i Qeverisë së Republikës së Kosovës është që shërbimi dhe kujdesi mjekësor të jenë edhe sa më cilësorë edhe sa më afër qytetarëve.

 

Prononcimi i plotë i kryeministrit Kurti:

 

Sot është një ditë e mirë dhe e gëzueshme për qytetarët e Drenasit. Jemi këtu bashkë me Kryetarin e Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci me ministrin e Shëndetësisë dhe me kolegë të tjerë nga Qeveria, nga Parlamenti, nga Komuna.

 

Synimi ynë është që shërbimi dhe kujdesi mjekësor të jenë edhe sa më cilësorë edhe sa më afër qytetarëve. Me 15 nëntor sivjet është nënshkruar kontrata, e cila ka një vlerë afër 3 milionë euro dhe e cila do t’i përmbyllë punimet sipas planit që kemi deri në shtator të vitit të ardhshëm.

 

Gjithsej do të jetë 4235 metra katrorë. Do të ketë podrumin, përdhesen dhe katin e parë dhe do të ofrojë shërbimin e radiologjisë, emergjencës, të gjinekologjisë, mjekësisë familjare, si dhe shërbime teknike. Do të ketë vend edhe për administratën. Pra, kushte të dinjitetshme për stafin mjekësor dhe kushte të mira për shërimin e të gjithë pacientëve.

 

Urime edhe njëherë të gjithëve e faleminderit shumë për këtë bashkëpunim kaq të rëndësishëm për qytetarët e Drenasit

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit