19.7 C
New York
Tuesday, April 1, 2025

Buy now

Vendoset gurthemeli i Kullës së UÇK-së në Dobërdelan, Hoxhaj: Sakrifica dhe qëndresa heroike qëndrojnë thellë në themelet e lirisë

- Advertisement -

Sot, në fshatin Dobërdelan të Suharekës, u vendos gurthemeli i Kullës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Enver Hoxhaj nga Partia Demokratike e Kosovës uroi veteranët dhe qytetarët e Suharekës për këtë ngjarje, duke theksuar se sakrifica dhe qëndresa e tyre heroike janë themeli i lirisë dhe pavarësisë së Kosovës

“Sot vendosëm gurthemelin e Kullës së UÇK-së në Dobërdelan, vend historik dhe djep i luftës sonë të lavdishme për liri, ku u formuan formacionet e para të UÇK-së në Suharekë. Urime veteranëve dhe gjithë qytetarëve të Suharekës! Sakrifica dhe qëndresa heroike e tyre qëndrojnë thellë në themelet e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës!” – ka shkruar Hoxhaj.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit