Pentagoni ka vendosur sot pllakat e reja prej bronzi me emërtimin “Department of War” (Departamenti i Luftës), duke zëvendësuar ato të vjetra që mbanin shkrimin “Department of Defense” (Departamenti i Mbrojtjes).
Vendimi vjen pas urdhrit ekzekutiv të Presidentit Donald Trump në shtator, që riktheu emrin historik të institucionit.
Sekretari i Luftës Pete Hegseth theksoi se ndryshimi simbolizon një epokë të re, të fokusuar te fitorja e luftërave dhe rikthimi i parimeve të themelimit të ShBA-së.
Pllakat u vendosën në hyrjet kryesore të Pentagonit, përfshirë River Entrance dhe Mall Entrance.
Hegseth tha se emërtimi i ri pasqyron forcë, vendosmëri dhe “paqen përmes fuqisë”.






