23.5 C
New York
Friday, August 8, 2025

Buy now

Vendos goli i Adetunjit – Ballkani merr fitore me meritë ndaj Shamrock Rovers

- Advertisement -

Ballkani ka arritur fitore me rezultat 1-0 në ‘Fadil Vokrri’ ndaj Shamrock Rovers në kuadër të rrethit të tretë kualifikues për Ligën e Konferencës.

Rastin e parë për gol Ballkani në këtë sfidë e pati në minutën e 15-të përmes Arbër Potokut, por goditjen e tij e ndali portieri mysafir.  

Një tjetër rast për gol e pati edhe Sunday Adetunji në minutën e 18-të, por sërish ishte portieri mysafir që nuk pranoi të mposhtej.  

Të besuarit e Orges Shehit patën gjithashtu një tjetër mundësi të mirë shënimi në minutën e 34-të me Ardit Deliun, por goditja e tij shkoi pranë shtyllës së irlandezëve. 

Dominimi i Ballkanit vazhdoi edhe në pjesën e dytë dhe kjo në fund iu shpërblye atyre me gol. 

Po luhej minuta e 54-të e takimit kur Sunday Adetunji me një lëvizje të mirë brenda zonës ia doli ta mashtrojë kundërshtarin për të realizuar për 1-0. 

Goli i epërsisë nuk e zmbrapsi Ballkanin të cilët patën një tjetër rast në minutën e 60-të me Almir Kryeziun, të cilit golin ia mohoi portieri mysafir. 

Deri në përfundim të ndeshjes Ballkani pati edhe një tjetër rast me Adetunjin (80’) por nuk ia doli të realizojë. 

Ky rezultat është një përparësi e madhe për Ballkanin para ndeshjes së kthimit e cila do të zhvillohet javën e ardhshme në Irlandë.

Të ngjashme

Të fundit