Pas vendimit të Parlamentit Evropian për vizat, zv/kryeministri i parë, Besnik Bislimi do të udhëtojë nesër drejt Strasburgut.
Këtë e bëri të ditur Qeveria në një komunikatë për media.
Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, udhëton ditën e nesërme drejt Strasburgut. Ai do të marrë pjesë në ceremoninë e nënshkrimit zyrtar të vendimit për liberalizimin e vizave për Kosovën në Parlamentin Evropian, e organizuar nga Presidentja e Parlamentit Roberta Metsola. Ceremonia do të fillojë në orën 14:45.