4.9 C
New York
Friday, January 31, 2025

Buy now

Vendimi për subvencionet, Haradinaj: Qeveria Kurti i ka prerë në besë fermerët

- Advertisement -

Kryetari i Aleancës për Ardhshmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se Qeveria Kurti i ka prerë në besë fermerët. Kjo pasi sipas tij ata vitin e kaluar u përballën me papërgjegjësinë totale, siç thotë ai të qeveritarëve.

Në një postim në “Facebook”, Haradinaj ika thënë se krahasimet statistikore me vitin e kaluar janë qesharake.

“Qeveria Kurti ka prerë në besë fermerët, të cilët në vend të rritjes së subvencioneve sipas premtimeve, në vitin e kaluar ata u përballën me papërgjegjësinë totale të qeveritarëve.  Planifikimi për vitin 2022, si duket ka nisur në kohë, por krahasimet statistikore me vitin paraprak janë qesharake.  Në kohën kur shumë shtete po e ndërprejnë eksportin e produkteve agroushqimore, duke përfshirë edhe grurin, subvencionimi i fermerëve është një domosdoshmëri, ashtu siç janë edhe masat e tjera të nevojshme për përkrahjen e këtij sektori”, ka shkruar ai.

Më tutje, Haradinaj ka kërkuar veprime të shpejta të Qeverisë për t’u dal në ndihmë fermerëve.

Postimi i plotë:

Bujqësia është sektor me rëndësi thelbësore për vendin. Ky sektor edhe në kushte normale ekonomike operon me vështirësi, e duke pasur parasysh se koha për të cilën po flasim është situatë pandemike, atëherë mungesa e dorës së shtetit ka qenë e tmerrshme.

Qeveria Kurti ka prerë në besë fermerët, të cilët në vend të rritjes së subvencioneve sipas premtimeve, në vitin e kaluar ata u përballën me papërgjegjësinë totale të qeveritarëve.

Planifikimi për vitin 2022, si duket ka nisur në kohë, por krahasimet statistikore me vitin paraprak janë qesharake.

Në kohën kur shumë shtete po e ndërprejnë eksportin e produkteve agroushqimore, duke përfshirë edhe grurin, subvencionimi i fermerëve është një domosdoshmëri, ashtu siç janë edhe masat e tjera të nevojshme për përkrahjen e këtij sektori.

Në vend të fjalëve të zbrazëta në konferenca shtypi, Qeveria duhet të ndërmerr veprime të shpejta e vendime të përgjegjshme, një prej tyre edhe kompensimi i dëmeve që i shkaktuan sektorit të bujqësisë gjatë vitit 2021, për shkak të mosveprimit me kohë të tyre.

Bujqësia është sektor me rëndësi thelbësore për vendin. Ky sektor edhe në kushte normale ekonomike operon me vështirësi,…

Posted by Ramush Haradinaj on Wednesday, March 9, 2022

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit