Publicisti i njohur Shkëlzen Maliqi ka komentuar vendimin e Qeverisë për me Manastirin e Deçanit. Sipas Maliqit, vendimi ka qenë i domosdoshëm jo vetëm nga pikëpamja ligjore, por edhe politike.
Sipas tij, shumë prej premtimeve dhe diskurseve të mëparshme kanë qenë thjesht populizëm mashtrues. “Vendimi i Qeverisë për Manastirin e Deçanit ka qenë ligjërisht dhe politikisht i domosdoshëm, çka është folur dhe premtuar më parë ka qenë diskurs popullist mashtrues.” – tha ai ndër të tjera.