Analisti Shenoll Muharremi ka komentuar vendimin e Partisë Demokratike të Kosovës për t’i shkuar në takim Albin Kurtit.
Ai është shprehur se ky vendim nuk është i lehtë, por sipas tij i duhur.
Muharremi tha se dialogu dhe komunikimi nuk duhet asnjëherë me u ndalë.
“Ky vendim nuk ka qenë i lehtë, por është vendim i duhur. Dialogu dhe komunikimi nuk duhet asnjëherë me u ndalë se na shpien te zhbllokimi dhe zgjidhja e nyjes. Qëndrimet politike janë një gjë tjetër. Bravo Memli Krasniqi për maturinë politike”, ka shkruar ai në Facebook.