29.5 C
New York
Wednesday, July 16, 2025

Buy now

Vendimi i Speciales për rrëzimin e mocionit të palës mbrojtëse, avokati: Dështim, mënyra se si funksionon kjo Gjykatë është për dyshime

- Advertisement -

Avokati, Ardian Bajraktari ka thënë se vendimi për rrëzimin e kërkesave të avokatëve të krerëve të UÇK-së është dështim i Trupit Gjykues.

Ai në një reagim në Facebook ka thënë që mënyra se si funksionin kjo Gjykatë, lë hapësira të mëdha për dyshime

Reagimi i plotë :

Trupi Gjykues dështoi për t’u dëshmuar objektiv!

Vendimi i sotëm për rrëzimin e mocionit të palës mbrojtëse e cila i referohet kohëzgjatjes së konfliktit të armatosur (luftës), në çështjen ndaj ish krerëve të UÇK-së, është dështim i Trupit Gjykues dhe i Gjykatës për t’u dëshmuar objektiv duke e rrënuar kështu edhe më shumë besimin e publikut në drejtësi.

Koncepti dhe mënyra se si funksionin kjo Gjykatë, lë hapësira të mëdha për dyshime, megjithatë ende ka shpresë, nëse ka drejtësi, faza pasuese është vendimtare për palën mbrojtëse!

Duam drejtësi!

Të ngjashme

Të fundit