6.3 C
New York
Friday, November 15, 2024

Buy now

Vendimi i Qeverisë: Fitimi me pakicë për derivatet 12 centë, me shumicë 2 centë

- Advertisement -

Publikohet Udhëzimi Administrativ i cili pritet të sjellë një stabilizim në tregun e derivateve në Kosovë.

Qeveria e Kosovës, bazuar në vendimin që mori tre ditë më parë, publikoi edhe këtë Udhëzim Administrativ, që rregullon marzhën e fitimit nga bizneset që merren me tregtinë me shumicë dhe pakicë të karburanteve.

Kjo do të thotë se një biznes që merret me këtë tregti, nga shumica, nuk mund të fitojë më shumë se dy centë për litër, kurse me pakicë, i lejohet të fitojë deri në 12 cent për litër.

Një gjë e tillë është e specifikuar në nenin 4 ku përcaktohet rregullimi i çmimeve – marzha tregtare.

Në pikën 1.1 shkruan se marzha e fitimit është dy (2) euro centë për litër të produktit të shitur me shumicë kurse në atë 1.2 shkruan se fitimi është dymbëdhjetë (12) euro centë për litër të produktit të shitur me pakicë.

Ky vendim do të mbetet në fuqi për 90 ditë përveç nëse shprehimisht përcakton ndryshe.

Ky udhëzim administrativ hyn në fuqi një ditë pasi të publikohet në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit