21.4 C
New York
Friday, August 1, 2025

Buy now

Vendimi i Kushtetueses: VV-së mund t’i humbë e drejta për kryetar Kuvendi (Video)

- Advertisement -

Zgjedhjeve mund të ju vijë rendi, por jo pa kaluar kah dy rrugë tjera.

Njëri nga parashtruesit e kërkesës në Gjykatën Kushtetuese, parasheh se aktgjykimi që pritet të dalë më 8 gusht, do e synojë zgjidhjen në 3 opsione për të dalë nga ngërçi i moskonstituimit të Kuvendit në 54 tentime.

Avokati i Partisë Demokratike të Kosovës, Faton Fetahu pret se Vetëvendosje mund të mos e ketë më të drejtën ekskluzive që pafundësisht të propozojë e dështojë në zgjedhjen e kryeparlamentarit, raporton Klan Kosova.

Por Fetahu, nuk përjashton as mundësinë që kushtetuesja të nxjerrë vendim të ri për shtyrjen e masës së sigurisë, anise më tepër ka pritshmëri se aktgjykimi do dalë, por bashkë në të do jenë veç kërkesa e PDK-së e LDK-së, e jo edhe e presidentes që do ketë tjetër fat.

Detajet e kësaj kronike mund t’i gjeni më poshtë:

Të ngjashme

Të fundit