23.3 C
New York
Friday, August 8, 2025

Buy now

Vendimi i Kushtetueses, Abdixhiku: Fitore e madhe për demokracinë dhe Republikën

- Advertisement -

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, duke e quajtur atë një fitore të madhe për demokracinë dhe Republikën.

“Në një fitore të madhe të demokracisë dhe Republikës, Gjykata Kushtetuese i dha të drejtë të plotë kërkesave tona dhe lëndës së hartuar nga LDK. Siç e kishim thënë shumë herë, partia e parë kishte uzurpuar foltoren, kishte ndryshuar rendin e ditës me imponim dhe për 48 herë kishte shkelur Kushtetutën, duke insistuar në votimin e fshehtë – para dhe pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese. Votimi i fshehtë nuk pranohet. Jo kushtetues i konstatuar! Ky ishte qëndrimi ynë nga dita e parë”, ka theksuar Abdixhiku përmes një postimi në Facebook.

Ai shtoi se ky vendim është dëshmi se demokracia mund të fitojë, pavarësisht sfidave, dhe se “drita do të ketë”, pasi Kosova ka patriotë që e mbrojnë atë.

Të ngjashme

Të fundit