-4.4 C
New York
Saturday, January 31, 2026

Buy now

Vendimi i Kushtetueses, Abdixhiku: E zbatojmë pa hezitim edhe për pozita të pa rëndësishme si nënkryetari i pestë

- Advertisement -

Lumir Abdixhiku, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, është deklaruar lidhur me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për zgjedhjen e nënkryetarit të kuvendit nga ana e komunitetit jo shumicë serbe, duke thënë se LDK do ta respektojë këtë vendim.

Ai ka thënë edhe se s’duhet të ketë dilemë për vendimet e Kushtetueses, pasi që më ‘’s’ka shtet, s’ka demokraci’’.

‘’LDK nuk heziton t’i implementojë në plotni vendimet e Kushtetueses. I ka implementuar kur ka qenë në pyetje pozicioni politik i veti, kryeministrave, kryetarëve të kuvendit, ministrave, dhe presidentit, e lërë më për pozicione të parëndësishme si nënkryetari i pestë i Kuvendit të Kosovës. Prandaj do ta respektojmë vendimin e Kushtetueses siç e ka thënë pa asnjë hezitim. As dilemë nuk duhet të jetë që vendimi i Kushtetueses të jetë opsional për neve. Atëherë s’ka më shtet, s’ka më demokraci’’, ka thënë ai.

Të ngjashme

Të fundit