27.6 C
New York
Monday, July 14, 2025

Buy now

Vendimi i Komerciales për “Rrugën A”, Rama: Punimet i ndaloi motra e deputetes së VV-së

- Advertisement -

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se është njoftuar nga mediat për ndalimin e punimeve në projektin “Rrugën A” (Jim Xhema).

Ai thotë se “vendimi i sotëm, i bazuar plotësisht në interesa politike dhe të grupeve të interesit, të cilat me çdo kusht po përpiqen ta bllokojnë transformimin e Prishtinës, është marrë nga, hiç më pak sesa motra e deputetes së VV-së Fitore Pacolli, gjyqtarja Vlora Pacolli”.

Rama ka kërkuar nga Organi Shqyrtues i Prokurorimit Publik që të ankohet ndaj këtij vendi, që sipas tij, cenon interesin publik.

“Megjithëse nuk jam i prirur që të komentoj vendimet e gjyqësorit, në rastin konkret, nuk ka asnjë logjikë të vendoset masë e përkohshme në kundërshtim me interesin publik dhe ndaj një projekti që ndërlidhet edhe me mbrojtjen e jetës e shëndetit të mijëra qytetarëve të lagjes “Mati”, “Kalabria” dhe “Prishtina e Re”, të cilët me vite të tëra po vuajnë nga kundërmimi për shkak të mungesës së kolektorit. Andaj, shpresoj se Dhomat e Shkallës së Dytë të Gjykatës Komerciale nuk do të lejojnë cenimin e interesit publik për interesa të ngushta dhe inate politike”.

“Kërkojmë nga Organi Shqyrtues i Prokurimit Publik si palë direkte në këtë procedurë që të ankohet ndaj këtij vendimi që cenon interesin publik. Ndërsa, nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës, që në kuadër të kompetencave që ka, të sigurohet që ky proces të jetë i drejtë, profesional, i paanshëm, dhe i bazuar vetëm në ligj”.

Të ngjashme

Të fundit