Elisa Spiropali, ministre për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë, ka reaguar lidhur situatën mes Izraelit dhe Hamasit, duke thënë se vendimi i këtyre të fundit për të liruar pengjet ‘’ndez një flakë shprese, të brishtë por të çmuar’’.
Ajo ka vlerësuar edhe përpjekjet e presidentit amerikan, Dondal Trump, të cilat, ka thënë ajo, e kanë afruar Lindjen e Mesme drejt paqes, shkruan Gazeta Express.
‘‘Shqipëria e mirëpret këtë hap me zemër të hapur dhe me besim të palëkundur në pajtimin, dhe vlerëson përpjekjet e Presidentit Donald Trump që e kanë afruar Lindjen e Mesme me horizontin e paqes së shumëpritur’’, ka shkruar ajo mes tjerash.
Spiropali ka thënë po ashtu se ajo uron që kjo situatë të shënojë agimin e një kapitulli të ri.
Postimi:
Dy vite dëshpërimi pas sulmeve të tmerrshme, lajmi për vendimin e Hamasit për të liruar të gjithë pengjet ndez një flakë shprese, të brishtë por të çmuar.
Urojmë që kjo të shënojë agimin e një kapitulli të ri, ku izraelitët 🇮🇱 dhe palestinezët 🇵🇸 të mos jetojnë më në dhimbje paralele, por në paqe dhe dinjitet të përbashkët.
Shqipëria 🇦🇱 e mirëpret këtë hap me zemër të hapur dhe me besim të palëkundur në pajtimin, dhe vlerëson përpjekjet e Presidentit Donald Trump që e kanë afruar Lindjen e Mesme me horizontin e paqes së shumëpritur.