Pesë ditë pasi nisi zyrtarisht nënshkrimi i peticionit për shkarkimin e tij, nxjerri dy dekrete.
Këtë të hënë kryetari i Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, propozoi ndarjen e 300 eurove për çdo fëmijë të lindur më 2024, e 500 për çiftet e reja.
Ky dhe vendimet e tjera të katër kryetarëve shqiptarë në komunat me shumicë serbe në veri, nga monitoruesit e pushtetit lokal po cilësohen se po përdorën për konsum politik.
Por këto vendime të cilat duhet të aprovohen nga asambletë komunale sipas Ligjit për Vetëqeverisje Lokale, mund edhe të anulohen kur të fitojë një kryetar serb.
Se kjo mundësi ekziston e thonë edhe nga asambleja komunale në veri të Mitrovicës, por që sipas kryesuesit po duan vetëm funksionalizimin e komunës.
Nënshkrimet për shkarkimin e katër kryetarëve veriorë janë thuajse në përfundim e të njëjtit kanë nisur të dorëzohen në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, për procedim të mëtutjeshëm. /Klankosova.tv/