Në vitin 2011, pak kohë pasi ishin mbajtur zgjedhjet nacionale dhe kishte përsëritje në disa komuna, kryeministri i atëhershëm, Hashim Thaçi, kishte marrë vendim për rritje pagash. Ky vendim, për Vetëvendosjen, që atëherë kishte hyrë për herë të parë në garë zgjedhore, ishte antikushtetues.
Hashim Thaçi dhe Albin Kurti
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, thirri mbledhjen e Qeverisë për të marrë një vendim për ndarjen e 100 eurove për studentët dhe për të dhënë një deklaratë kundër presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Krejt këto, pesë ditë para zgjedhjeve lokale.
Kur nuk ishte në pushtet, vendime të tilla qeveritare — për rritje pagash apo shpërndarje të skemave sociale — Vetëvendosje i quante fushatë elektorale.
Në vitin 2011, pak kohë pasi ishin mbajtur zgjedhjet nacionale dhe kishte përsëritje në disa komuna, kryeministri i atëhershëm, Hashim Thaçi, kishte marrë vendim për rritje pagash.
Ky vendim, për Vetëvendosjen, që atëherë kishte hyrë për herë të parë në garë zgjedhore, ishte antikushtetues.
Kishte lëshuar edhe komunikatë për ta kundërshtuar vendimin, duke e quajtur atë fushatë elektorale.
“Vendimi i sotëm i kryeministrit në dorëheqje, Hashim Thaçit, për rritje të rrogave të një pjese të punëtorëve të shërbimeve publike dhe një pjese të kategorive sociale, është vendim antikushtetues në njërën anë dhe shpërdorim i parasë publike pa asnjë planifikim nga ana tjetër”, thuhej në një komunikatë të lëshuar nga Lëvizja Vetëvendosje.
“Hashim Thaçi nuk ka të drejtë si kryeministër në dorëheqje që të marrë vendime të këtij lloji në emër të qeverisë, sepse kjo qeveri nuk ka fuqi ekzekutive në situatën në të cilën gjenden institucionet e Kosovës, e aq më pak për çështje buxhetore, kur dihet se buxheti nuk mund të miratohet pa u konstituuar Kuvendi i ri i Kosovës”.
Ata vet e kishin konstatuar se vendimi i marrë pak ditë para rivotimit në disa komuna e demaskonte Thaçin për arsyet e marrjes së tij.
“Deklarata e tij se ky vendim nuk ishte vetëm premtim elektoral, bëhet pikërisht në ditën e dytë të mini-fushatës elektorale për ri-votim në tri komuna të Kosovës, me çka demaskohet në tërësi arsyeja e marrjes së këtij vendimi”, thuhej, ndër të tjera, në komunikatën e Lëvizjes Vetëvendosje./VOX