13.3 C
New York
Saturday, November 1, 2025

Buy now

Vendimet e Qeverisë në detyrë për pensionet, Deliu: Premtime elektorale

- Advertisement -

Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, ka deklaruar se qytetarët e vendit shumë më herët, se sa këtë të premte, kishin nevojë që t’u rriten pagat, shtesat e pensionet, transmeton Klankosova.tv.

Në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova, ajo ka theksuar se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, kishte mundësi që të bënte rritjet e fundit më herët, kur ia kishin kërkuar ish-partitë opozitare.

“Duhet të qartësohet një gjë: absolutisht që nevojat e qytetarëve janë shumë të mëdha, edhe për rritje të pagave, për rritje të pensioneve dhe për rritje të shtesave, për shkak të inflacionit shumë të lartë dhe situatës së rënduar ekonomike. Absolutisht që ka qenë nevoja për t’i rritur pagat”.

“Albin Kurti ka qeverisur më shumë se katër vjet, ka pasur gjithë pushtetin dhe gjithë mundësinë që këtë rritje ta bëjë edhe ne kur ia kemi kërkuar”, ka shtuar Deliu-Kodra.

Ajo ka theksuar se Kurti rritjen e fundit të pensioneve, pagës minimale dhe shtesave e bëri për të fituar vota nga qytetarët e vendit para balotazhit në zgjedhjet komunale.

“Ne e kemi thënë shumë herë në Kuvend: një njeri që nuk ka asnjë lloj empatie lidhur me nevojat e njerëzve. E kemi përsëritur që pagat duhet të rriten, që jeta dhe cilësia e jetës së qytetarëve në Kosovë duhet të përmirësohet. Në matjet e opinionit publik, perceptimi mbi gjendjen që kanë sot qytetarët e Kosovës është se ata janë shumë më të varfër se sa kanë qenë para pesë apo dhjetë vitesh”, u shpreh Deliu-Kodra.

Deliu-Kodra u shpreh se rritja e  fundit do të duhej të bëhej kur ishte kërkuar nga ish-partitë opozitare.

Të ngjashme

Të fundit