Vendi ku ndodhi vrasja në Gjakovë, shihen edhe shenjat e plumbave

- Advertisement -

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në “Çarshinë e Vjetër” në Gjakovë, ku një person ka humbur jetën ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur

Mësohet se viktima është Rasim Binakaj, 38- vjeçar. Vëllai i viktimës ka mbetur i plagosur nga ky incident.

Sipas pamjeve, incidenti ka ndodhur brenda një lokali në këtë zonë. Në vendin e ngjarjes vërehen edhe vrima plumbash, që dëshmojnë për të shtënat që kanë ndodhur.

Policia po e kërkon të dyshuarin, i cili gjendet në arrati.

Të ngjashme

Të fundit