Shkruan: Ardian Bajraktari
Shteti ynë funksionin si shtet demokratik, i vendosur mbi bazën e disa parimeve, të cilat janë në pajtim me standardet ndërkombëtare.
Njëra nga këto parime është liria e shprehjes, tejkalimi i të cilës, do të mund të rezultonte (si rregull), me ndonjë shpifje apo fyerje, elemente të cilat (dorën në zemër) i hasim jo rrallë herë qoftë në media dhe jo vetëm.
Por, për veprën “nxitja e përçarjes dhe mos durimit”, duhet së paku këto elemente të plotësohen për t’u konsideruar një vepër si e tillë.
E para, kjo vepër penale mund të kryhet vetëm me dashje, direkte apo eventuale.
E dyta, kjo vepër konsiderohet se është kryer me ndërmarrjen e çdo lloj veprimi me të cilin nxitet apo përhapet urrejtja, përçarja apo mos durimi midis grupeve kombëtare, racore, fetare etnike apo çfarëdo grupi tjetër.
E treta, pasoja e kësaj vepre penale është cenimi i bashkëjetesës së kombeve, feve, racave apo grupeve etnike që jetojnë në Kosovë.
Në mungesë të këtyre elementeve, një prokuror shteti me integritet e profesionalizëm do ta hidhte poshtë çdo procedurë, pavarësisht nga kush ngitet, e të mos e ngarkojë gjykatën me lëndë koti, nëse veç procedohet tutje, për çka nuk besoj, ngase nuk do të mund ta kalojë filtrin e gjykatës dhe gjykatësve me integritet.