Programi i quajtur “Safe” është në zemër të strategjisë së ekzekutivit evropian për të përshpejtuar blerjet e përbashkëta të armëve.
Komisioni Evropian njoftoi se 18 vende kishin kërkuar kredi me vlerë 127 miliardë euro, nëpërmjet një instrumenti që synon të forcojë aftësitë mbrojtëse të kontinentit.
Ky program, i quajtur “Safe”, është në zemër të strategjisë së ekzekutivit evropian për të përshpejtuar blerjet e përbashkëta të armëve përballë kërcënimit rus.
I hartuar për të zvogëluar varësinë e evropianëve nga Shtetet e Bashkuara, ai u lejon shteteve anëtare të marrin kredi me kushte të favorshme.
Sipas Komisionerit Evropian të Mbrojtjes Andrius Kubilius, 18 vende kanë kërkuar këto kredi me vlerë të paktën “127 miliardë euro”.
Franca, Spanja, Italia dhe Polonia janë midis vendeve kandidate.
“Safe” është pjesë e një programi më global të paraqitur në fund të marsit nga Komisioni Evropian, i cili synon të mobilizojë deri në 800 miliardë euro për të riarmatosur kontinentin evropian.