5.9 C
New York
Friday, November 29, 2024

Buy now

Vendet e Ballkanit në vazhdimësi janë cak i sulmeve kibernetike

- Advertisement -

Vendet e Ballkanit Perëndimor në vazhdimësi përballen me sulme kibernetike, që zakonisht thuhet se vijnë nga Rusia. Njohësit e sigurisë thonë se këto sulme vijnë edhe nga vendet e rajonit dhe kjo për shkak të mos integrimit të Ballkanit në BE.

Sulmet kibernetike kohëve të fundit janë shpeshtuar, sidomos në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Para disa ditësh me një sulm të tillë ndaj institucioneve të shtetit është përballur edhe Republika e Shqipërisë.

Por, në këto raste, zakonisht është me interes të dihet se nga vijnë këto sulme. Për këtë inxhinieri i sigurisë kibernetike, Kastriot Fetahaj, thotë se ka raste kur sulmet vijnë nga vendet jo demokratike.

“Ka raste kur sulmuesit vijnë prej dy shteteve që nuk janë shumë pro politikave perëndimore do me thënë është Rusia dhe Koreja e Veriut. Mirëpo këtu në Ballkan ka edhe lloje të sulmeve tjera ku shtetet fqinje si pasojë e raporteve jo të mira fqinjësore sulmojnë njëra tjetrën. D.m.th ne tërë kohën si Kosovë jemi të sulmuar prej Serbisë, mirëpo kemi pasur raste që jemi sulmuar edhe prej Maqedonisë”, thotë inxhinier i sigurisë kibernetike, Kastriot Fetahaj.

Ndërsa njohësi i çështjeve të sigurisë, Sheqir Kutllovci thotë se mosintegrimi i Ballkanit në BE, i mundëson Rusisë që t’i zhvillojë lirshëm sulmet kibernetike në rajon.

“Rusia po e sheh që Ballkani perëndimor edhe pse Bashkësia Evropiane një farë forme po mundohet të na ofroi afër por në anën tjetër e ka lënë larg integrimeve edhe ky shfrytëzohet rasti i tyre që me i përdor këto sulme ndaj këtyre vendeve të Ballkanit Perëndimor, sepse e dimë që Rusia me Serbinë i ka shkëmbimin e informacioneve të veta, tani ato informacione që i shkëmbejnë mes vete ndikojnë automatikisht te të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor”, thotë njohësi i çështjeve të sigurisë, Sheqir Kutllovci.

Me një sulm kibernetike ndaj institucioneve, ishte përballur edhe Kosova në dhjetor të vitit 2020, ku pat konfirmuar se sulmi kishte ardhur nga Serbia. /Tëvë1/

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit