-2.5 C
New York
Monday, January 5, 2026

Buy now

“Vend shumë i vështirë, tmerrues”: Jeta brenda burgut në New York ku po mbahet Maduro

- Advertisement -

Presidenti venezuelan Nicolas Maduro është transferuar nga jeta e tij luksoze në Qendrën Metropolitane të Paraburgimit (MDC) në qytetin e New Yorkut.

E përshkruar si “e neveritshme” me kushte “tmerruese”, MDC-ja njihet për mungesën kronike të personelit, dhunën mes të burgosurve dhe ndërprerjet e energjisë elektrike, shkruan CNN.

E ndërtuar në vitet 1990 për ta luftuar mbipopullimin e burgjeve, kjo qendër ka strehuar persona si këngëtari R. Kelly, “Pharma Bro” Martin Shkreli, socialiten Ghislaine Maxwell, ish-yllin e kriptomonedhave Sam Bankman-Fried dhe mogulin e muzikës Sean “Diddy” Combs. Aty është mbajtur gjithashtu edhe udhëheqësi i dyshuar i kartelit Ismael “El Mayo” Zambada Garcia, ndërsa priste gjyqin për akuza për vrasje dhe trafik droge.

“Është një vend shumë i vështirë për të qenë i burgosur”, argumentoi avokati i Combs, Marc Agnifilo, në gjykatë në fund të vitit 2024, duke i thënë gjyqtarit se do të ishte e vështirë për klientin e tij të përgatitej për gjyq nëse do të mbahej aty.

Dhuna mund të jetë një kërcënim i vazhdueshëm. Një i burgosur u godit për vdekje me thikë në qershor 2024 dhe një tjetër vdiq në një përleshje një muaj më vonë.

Një ndërprerje e energjisë në vitin 2019 i zhyti të burgosurit në pothuajse errësirë totale, në temperatura shumë të ftohta, për një javë. Incidenti nxiti një hetim të Departamentit të Drejtësisë që rezultoi në një marrëveshje dëmshpërblimi prej 10 milionë dollarësh për 1,600 të burgosur të prekur. Sipas padisë së paraqitur në emër të tyre, të burgosurit ishin mbajtur të mbyllur në qelitë e tyre për ditë të tëra dhe ishin detyruar të duronin kushte josanitare me tualete që nuk funksiononin.

MDC-ja është e vetmja qendër korrektuese federale që shërben qytetin e New Yorkut pas mbylljes së kompleksit të Manhatanit, pas vdekjes me vetëvrasje në vitin 2019 të financierit multimilioner dhe të akuzuarit për trafik seksual, Jeffrey Epstein.

Të ngjashme

Të fundit