6.8 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

Vend pjesërisht i lirë sipas Freedom House: Kurti më 2018 na rekomandonte “azil politik”

- Advertisement -

Dy raporte për dy ditë, e kanë nxjerr Kosovën keq në lutën kundër korrupsionit dhe lirinë e medias. Është Raporti i Departamentit amerikan të Shtetit dhe Raporti i Freedom House.

Ky i Freedom House, është një prej raporteve që kryeministri Albin Kurti shquhet që e merrte në referencë shumë shpesh për ta përshkruar gjendjen në vendin tonë.

“Freedom House na ka cilësuar si vend gjysmë autoritar, regjim hibrid dhe pjesërisht i lirë”, thotë Kurti fjalimin e tij, në një seancë të jashtëzakonshme në dhjetor 2018.

Me të njëjtën terminologji, Freedom House e përshkruan Kosovën edhe në raportin që skanon vitin e fundit në vend, nën qeverisjen e Kurtit.

Në atë fjalim, Kurti i referohej mungesës së atëhershme të liberalizimit të vizave, si pasojë e dështimit të luftës kundër korrupsionit.

Për këtë arsye, do të deklaronte Kurti më 2018, meqë Freedom House na evidentonte si vend ‘pjesërisht i lirë’, kishim të drejtën e botës ‘të kërkonim azil politik’.

Kur cilësohesh pjesërisht i lirë kjo do të thotë se ke legjitimitet për të kërkuar azil politik, rrjedhimisht qytetari i Republikës sonë më të mëdha i ka gjasat ta fitojë azilin politik, meqenëse jemi pjesërisht të lirë, sesa heqjen e vizave në shtetin tonë të pavarur për të shkuar në Bashkim Evropian”, do të deklaronte Kurti më 2018.

Tutje, për ‘korrupsionin e institucionalizuar’, Kurti do të shprehej si më poshtë:

“Kjo do të thotë se në Kosovë nuk do të mund të flitet për krim të organizuar sepse krimi është i institucionalizuar. Krimi i organizuar megjithatë ndodhë jashtë strukturave shtetërore, ndërkaq në shtetin e kapur nuk ka më as krim të organizuar, as korrupsion, sepse ka krim të institucionalizuar. Këtë praktikisht e thonë Transparency International Kosova edhe KDI-ja”, do të deklaronte Kurti.

Shkaku i evidentimit të Kosovës në raporte të tilla, me terminologji të tillë si “vend pjesërisht i lirë”, Kurti do ta kërkonte dorëheqjen e Qeverisë si më poshtë:

“Krejt në fund, ne po e kërkojmë dorëheqjen e qeverisë, e cila tashmë është tërhequr. Këtu janë 22 ulëse, nuk është asnjë ministër. I kemi 5 zëvendës kryeministra, kryeministrin edhe 23 ministra që bëjnë gjithsej 29. Prej 29 qeveritarëve, asnjëri prej tyre nuk ndodhet në këtë seancë. Pra, ne kemi një qeveri që tashmë është tërhequr. Ne po e kërkojmë dorëheqjen e një qeverie të tërhequr, sepse qeveria nuk është këtu. Dhe, shtrohet pyetja: kjo qeveri, e cila e ka bojkotuar Kuvendin sepse kështu lufton opozitën, ç’ka do të thotë për neve ta kërkojmë dorëheqjen e të tërhequrit?”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit