Skena muzikore shqiptare është një det artistësh të talentuar, kreativ, avangard dhe të jashtëzakonshëm.
Nuk mbeten pas as ardhjet e reja dhe një nga emrat që premton shumë e duket mjaftë goditëse, është edhe Aura.
Aura, sapo i ka dhënë dritën jeshile projektit të saj të parë, këngës me titull “Wake Up”. Këngëtarja moderne, na fton të zgjohemi dhe ti kemi të gjithë sytë kah ajo, stili dhe energjia që përcjell.
Kjo këngë vjen me tekst dhe melodi nga Tim, producent i muzikës është Liberian Selimi, ndërkaq videoklip është punuar nga produksioni i njohur, “Maximus”. Ky projekt profesional dhe premasave internaciale, është drejtuar nga regjisori Blerdi Malushi.
Këngëtarja e re, do të ketë prodhimtari edhe në Amerikë, por do të vazhdoj të bëjë muzikë edhe në Kosovë, për tregun shqiptar.
Ajo, ka premtuar lansimin e gjashtë coverëve dhe një videoklipi tjetër që pritet të vijë. Ndërkohë, njëra nga prurjet e reja muzikore të Aures, do të jenë në bashkëpunim me një nga artistët e njohur shqiptar.
Fillimish, zgjohuni dhe degjoni Aura me “Wake Up”.