1 C
New York
Monday, January 19, 2026

Buy now

Vëllaznimi pëson edhe nga Trepça

- Advertisement -

Pas humbjes nga Bashkimi, KB Vëllaznimi ka pësuar në shtëpi edhe nga skuadra e Trepçës.

Në ndeshjen e xhiros së 16-t të Superligës, të luajtur të dielën në Gjakovë, Trepça shënoi fitore me rezultat të ngushtë.

Dueli që u zhvillua në palestrën “Shani Nushi”, përfundoi me shifrat 78:73.

Trepça i fitoi dy çerekët e parë me epërsi të thellë dhe përkundër që i humbi dy periudhat e dyta, arriti ta fitojë ndeshjen.

Akili Vining me 18 pikë, 3 kërcime e 5 asistime ishte më efikasi te Trepça, ndërsa Jericole Hellems me 23 pikë u dallua te Vëllaznimi.

Të ngjashme

Të fundit