Brenda pak ditëve, KB Vëllaznimi ka shënuar dy fitore të mëdha në Superligën e Kosovës në basketboll.
Pas Bashkimit, në Gjakovë është mposhtur edhe skuadra e Trepçës.
Të dielën, Vëllaznimi triumfoi me shifrat 85:83 në kuadër të xhiros së 9-të.
Për Vëllaznimin, kjo është fitorja e dytë rresht me trajnerin Rajko Krivokapiq dhe e treta këtë sezon.
Maruqes Warrick me 27 pikë dhe Jericole Hellems me 24 sosh, ishin më efikasit te Vëllaznimi.
Në anën tjetër te Trepça, që regjistroi humbjen e katërt këtë sezon, më i dalluari ishte Drilon Hajrizi me 24 pikë të realizuara.






