Vëllaznimi po vazhdon në formë të lartë, ku arriti të fitojë ndaj kampiones, Trepçës, me rezultat 78:72.
Kjo ndeshje ishte e vlefshme për javën e 17-të të Superliges së basketbollit.
Katër minuta nga fundi, mitrovicasit po fitonin 60:65, por ‘kuqezinjtë’ u rikthyen shpejt me një seri të suksesshme për 74:68, derisa arritën të triumfojnë në fund, 78:72.
Tek skuadra nga Gjakova, më i miri ishte Jericole Hellems me 23 pikë e nëntë kërcime, ndërsa te mitrovicasit më i dalluari ishte Tekele Cotton me 23 pikë e pesë kërcime.
Vëllaznimi ka nëntë fitore e tetë humbje, derisa Trepça 12 fitore e pesë humbje.