15.3 C
New York
Sunday, October 20, 2024

Buy now

Vëllau i Liburn Aliut i quan “mafiozllëqe” shlyerjen e borxheve të ambalazhuesve të ujit, kërkon përgjegjësi

- Advertisement -

“Mafiozllëqe”, ishte fjala që vëllau i ministrit Liburn Aliu, Fatos Aliu, zgjodhi për ta kualifikuar skandalin e fundit të korrupsionit që shpërtheu në Ministrin e Mjedisit dhe Infrastrukturës, ku dy zyrtarë të lartë u arrestuan në lidhje me shlyerjen e paligjshme të borxheve ndaj kompanive të ambalazhuesve të ujit.

Aliu kërkoi që edhe vëllau i tij të marrë përgjegjësi në këtë çështje që ngjau mu në ministrinë që ai e drejton.

Kur ka brenda kësi mafiozllëqe, kur ndërhyn prokuroria, aty nuk ka familjarizëm. Nuk mund ta mbroj unë askënd që ka hy në këto, as nuk e mbroj, as nuk ka nevoj me më mbrojtë. Se shteti është mbi të gjitha, kombi mbi të gjitha. Se pa shtet nuk ka familja. Familja është qelula e kombit, e shoqërisë. Ama shteti është ai që e mbron qelulën, pa shtet qelula nuk ka jetë të shëndoshë, nuk zhvillohet në mënyrë të shëndoshë”, ka thënë Aliu për “InFokus”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit