11.1 C
New York
Tuesday, December 17, 2024

Buy now

Vëllai viziton vendin ku qëndroi motra dëshmore (Video)

- Advertisement -

Në vitet e 90-ta, fshati Cahan u shndërrua në bazë kryesore të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Shqipëri. E një nga shtëpitë që i hapi dyert për ushtarët e lirisë, ishte edhe familja Cahani nga ky fshat.

Në këtë shtëpi qëndroi për dy muaj edhe dëshmorja Luljeta Shala, ku la edhe shumë kujtime. Dy dekada pasi përfundoi lufta, në shtëpinë e njëjtë shkoi tani vëllai i Luljetës, Esati.

I zoti shtëpisë, Hamit Cahani, për Tëvë1, kujton kohën kur vet doli për ta pritur këtë grup të ushtarëve, e që në mesin e tyre ishte edhe Luljeta.

“E kam nxjerrë në muajin tetor këndej, me (grupin) e Mujë Krasniqit, edhe Isni Syla  u kanë me neve. Vike përditë tek shtëpia jem. Ditën e fundit e përcollëm për andej, kur dëgjova që u vra, u ndjeva shumë keq, si me qenë vajza ime”, thotë ai.

E mbrëmjen e 13 dhjetorit, u dha urdhri që grupi i ushtarëve të Mujë Krasniqit, të nisën për në Kosovë.

Secili nga këta ushtarë, me vete kishte rreth 40 kilogram armatim.

Por, rruga e tyre, do të ndërpritej disa orë pasi u nisën nga Cahani i Shqipërisë.

Në Goruzhup të Pashtrikut, ushtarët e lirisë ranë në një pritë të organizuar nga forcat serbe.

Në mesin e 41 të vrarëve, ishte edhe Luljeta, së bashku më të fejuarin, Hysenin.

E pak orë më pas, ata që i shpëtuan kësaj prite, sollën lajmin që e tronditi Cahanin.

“Në mëngjes na treguan që kanë ra pritë, thanë janë vra 36 ushtarë, na treguan ushtarët e UCK. U ndiem keq, shkuam tek reparti e i ngushëlluam, se ata ishin në luftë, ishim edhe ne në luftë”, thotë Cahni.

Ndërkohë, përshëndetjen e fundit me Luljetën e mban mend mirë, Cymë Cahani.

E zonja e shtëpisë thotë se atë ditë, e kishin një parandjenje të keqe.

“Ka ardh, e ka pi një kafe, e ka hek prej trupit një jakne dhe tha për kujtim mbanë këtë jakne. Atëherë u përshendet me ne, ka shku përpjetë. Atëherë burri jem tha nuk qenka mirë hic, Lulja, edhe dicka ka me gjetë”, tregon ajo.

E kjo vizitë, më së shumti e emocionoi, vëllain e Luljetës, Esatin.

“Këta për mua janë familje e dytë, pas familjes sime. Normal, i falënderoj shumë për kontributin që e kanë dhënë gjatë luftë, dhe i falënderoj që i kanë bërë konak motrës sime gjatë luftës”, thotë ai.

Ndryshe, këtu në fshatin Cahan, përveç trajnimeve, UÇK-së, iu bashkuan edhe qindra mërgimtarë si dhe mblidhej armatim, që më pas nisej për në Kosovë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit