Familja Cokli është tronditur nga tragjedia që u ndodhi dje.
Vajza 21 vjeçare e tyre, Erona, u qëllua për vdekje nga bashkëshorti i saj, Valon Aliu.
I plagosur mbeti vëllai 15 vjeçar i Eronës, i cili me dorë të lidhur po merr pjesë në ceremoninë mortore të motrës së tij, raporton Indeksonline.
Në varrim morën pjesë familjarë e shumë qytetarë të Ferizajt, përfshirë dhe kryetarin e kësaj komune, Agim Aliu