Ndarja e Shakiras dhe Gerard Piques vazhdon të jetë shumë e përfolur në shtyp, edhe pas një muaji pas ndarjes së tyre.
Mosmarrëveshjet për kujdestarinë e fëmijëve të tyre tashmë kanë nisur, me këngëtaren kolumbiane që njëherësh është e dëshpëruar për të lënë Barcelonën dhe për të shkuar në Miami në mënyrë që të jetë më afër familjes së saj dhe të shijojë jetën e re.
Gjërat nuk kanë qenë të lehta, dhe Informalia tani ka raportuar se vëllai i Shakiras, Tony ‘Tonino’ Mebarak, nuk e ka dashur kurrë mbrojtësin e Barcelonës gjatë lidhjes së tyre 12-vjeçare.
Gazeta ka raportuar se Tonino ishte një nga njerëzit e parë që vuri re se sjellja e Pique nuk ishte aspak e drejtë duke pasur parasysh seriozitetin e marrëdhënies së tyre, dhe ai ishte më pak se i impresionuar nga zakonet e futbollistit për të kaluar netë jashtë.
Tonino konsiderohet nga shumë si krahu i djathtë i Shakiras dhe dyshja kanë një marrëdhënie shumë të ngushtë. Ai madje menaxhon disa aspekte të jetës së saj.
Ai është personi tek i cili mbështetet këngëtarja dhe ajo ka të ngjarë të hapet me të së pari për të gjitha problemet që kishte pasur me Piquen.
Shakira dhe Pique u ndanë pas më shumë se 12 vitesh së bashku, ndërkohë që kanë bashkë dy djem.
Deri në këtë periudhë, janë bërë një sërë aludimesh për marrëdhënien e trazuar të ish-çiftit.