Emri Lladrovci, vëllai i kryetarit të Drenasit, Ramiz Lladrovci ka thënë se nga sot nuk do të jetë më as anëtar, e as votues i PDK-së
Emri Lladrovci nuk tregoi arsyen pse premtoi se as nuk do ta votojë më PDK-në, lëre më të jetë pjesë e saj, megjithatë, tha se nëse i bashkohet ndonjë partie të politike, do të njoftojë me kohë.
“Nga sot nuk do të jem pjesë aktive asnjë subjekti politik. Ju njoftoj që nuk do të jem anëtar e as votues i PDK-së. Kurdo që do të vendosi të jem pjesë aktive e ndonjë partie të re politike do t’ju njoftoj me kohë. Ju falënderoj të gjithëve për besimin që më keni dhënë mua ndër vite”, është shprehur Emri Lladrovci.