Anëtari i Kryesisë sē PDK-së, Betim Gjoshi, ka reaguar pas lajmit se ministri Peci i ka dhënë tender vellait të deputetes, Fitore Pacolli, raporton Scanner.
“Me 12 korrik e çel firmën, me 16 korrik i përfiton 100,000€. Pra, veç për katër ditë, konto bankare “tronditet” nga shifrat”, shkruan Gjoshi.
Postimi i plotë:
Me 12 korrik e çel firmën, me 16 korrik i përfiton 100,000€. Pra, veç për katër ditë, konto bankare “tronditet” nga shifrat.
Kjo nuk ka ndodhur as me “Microsoftin” e Bill Gates dhe as me “Apple” të Steve Jobs kur kanë filluar punën, por ka ndodhur me “Alda Farm Ria” të vëllait të deputetes Pacolli.
Çka janë këta njerëz që vjedhin bukën; vjedhin vajin; vjedhin sheqerin; vjedhin rrymën; vjedhin ujin…
Çfarë hajnash paskan qenë e qysh nuk i paskemi pa…
Vëllai i deputetës së VV-së, Fitore Pacollit, e ka mbiemrin Pacolli, prandaj nuk mund të ikte i zhgënjyer nga Ministria e Bujqësisë.
https://www.facebook.com/share/p/1Ej61gXMDf/