21.5 C
New York
Friday, September 20, 2024

Buy now

Vëllai i Liridonës: Besojmë në drejtësinë e Kosovës, për fëmijët po përkujdesen prindërit e Naimit

- Advertisement -

Leondard Ademaj, vëllai i Liridona Ademaj-Murseli, ka folur pas seancës dëgjimore që është mbajtur të dielën në Gjykatën Themelore të Prishtinës.

Ai ka theksuar se fëmijët nuk e kanë kuptuar ende se ju ka vdekur nëna. Ndërsa shpjegoi për gazetarët një deklaratë, që sipas tij, është keqkuptuar se “familja e Naim Murselit ka vetëm dy ditë besë”.

“Nuk ka pasur ditë bese, ne besojmë në drejtësinë e Kosovës. Me fëmijët kemi pasur kontakt, ata janë mirë. Janë duke u përkujdesur prindërit e Naimit”, ka thënë Ademaj.

Ai tha se Murseli pas grabitjes së inskenuar, iu tha familjarëve se kinse kishte kërkuar ndihmë pasi i kishte marrë fëmijët nga vetura dhe ishte larguar bashkë me ta, duke e lënë Liridonën brenda.

“Qysh dyert kur u çelën, grabitësi nuk shkon kah pasagjeri, shkon kah shoferi. Tha ka insistu në çantë. Çfarë insistimi, dritarja ka qenë e hapur veç pak”, tha ai.

“Liridona ish kanë në gjendje me jep gjithçka për fëmijët”, tha vëllai i saj.

Leonard Ademaj tregoi se si bashkëshorti i saj u përpoq t’ua fshihte skenarin e vërtetë të vrasjes.

“Tha kam dashtë me i shpëtu fëmijët, kam shku me kërku ndihmë. S’ma çelke kurrkush derën. Ka dalë një grua në ballkon, i kam thanë ‘thirre policinë’, më ka thënë s’di me i thirrë policinë. Tha kam shku në shitore, i kam thanë a mundet dikush me u kujdes për fëmijët deri t’i thirri policinë. Jo më tha ai unë i thirri policinë. Ti rri këtu se s’bën me shku. Po pse është kah të thotë ai, ti duhet me shku se e ke gru”, tha Leonard Ademaj para gazetarëve.

“Po shihet që e paska orkestru vetë”, tha ai.

Tutje ai tregoi se si e kishte lutur të ndjerën që të rrinte atë natë në shtëpinë e tij.

“At dit ish në shpi tonë edhe flejke te na, unë s’isha në shtëpi por kur erdha I thash mos shko bre Liridonë, rrini mos shko”

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit