Home Lajme Vëllai i heroit Agim Ramadani në përkrahje të Bedri Hamzës për kryeministër

Vëllai i heroit Agim Ramadani në përkrahje të Bedri Hamzës për kryeministër

0
Vëllai i heroit Agim Ramadani në përkrahje të Bedri Hamzës për kryeministër

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur një tubim masiv edhe me qytetarët e Gjilanit.

Hamza ka thënë se ky qytet me plot potencial, i cili është lënë në pritje të investimeve që disa vjet, ka vendosur për Kosovën që mundet ma mirë.

Në mbështetje të kandidaturës së Bedri Hamzës doli edhe Demë Ramadani, vëllai i heroit Agim Ramadani.

Ai ishte pjesëmarrës në tubimin e sotëm në Gjilan, në përkrahje të Bedri Hamzës.

Lajmin për pjesëmarrjen e tij në tubim e bëri publik kandidati i PDK-së për deputet, Ilir Tahiri, i cili është djali i dëshmorit Abdullah Tahiri.

“Shumë i nderuar që sonte afer vetes e kisha bacën Deme, vëllain e heroit Agim Ramadani. Të bashkuar për Kosovën, ashtu siç e deshën heronjtë”, ka shkruar ai.

Exit mobile version