21.3 C
New York
Saturday, October 12, 2024

Buy now

Vëllai i Gani Gecit niset drejt Hagës, do të dëshmojë në rastin e krerëve të UÇK-së për ‘komunikatën 59’

- Advertisement -

Gani Geci ka njoftuar se vëllain e tij, Fadil Gecin, e ka ftuar Gjykata Speciale për të dëshmuar në gjykimin ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së.

Gani Geci përmes një postimi ka thënë se tashmë ka ardhur dita që të zbardhet e vërteta në lidhje me komunikatën 59.

Ai tutje ka thënë se pas kësaj dëshmie do të mësohet e vërteta se kush qëndronte pas vrasjeve politike të rugovistëve, i cili do ta vërtetojë deklaratën e gjeneral Rexhep Selimit.

Ndër të tjera, Geci ka ftuar edhe kryeministrin Albin Kurti që të dëgjoj dëshminë e Fadil Gecit në Speciale.

Postimi i plotë:

ERDHI DITA KUR GJYKATA E KOSOVËS DO TA ZBARDHË TË VËRTETËN E KOMUNIKATËS 59, TË SHKRUAR NGA HASHIM BROJA

Halil Geci .

Sot erdhi dita e shumëpritur për të fluturuar për në Hagë, në Gjykatën Speciale të Kosovës, e dëshmitarit dhe buldozherit të luftës dhe politikës rugoviane, vëllat tonë, Fadil Geci.

Dëshmia e tij do të jetë e hapur,që ta dinë e gjithë bota shqiptare se kush qëndronte pas vrasjeve politike të rugovistëve, i cili do ta vërtetojë dekleratën e gjeneral Rexhep Selimit ku thotë se: “Pikë për pikë e ka shkruar Polari dhe kur i thotë Rexha Polarit: “ Pse ke shkruar të pavërteta”,përgjigjja e Polarit ishte :” Po du me i shkatrrue plotësisht”

Këtë të vërtetë para Gjykatës duhet ta dëgjojë me vëmendje edhe kryeministri Kurti që ta dijë se Abedin Rexha ka vdekur, e jo siç thotë ai kinse është vrarë në malet e Kllodernicës.

Për ta zbardhur komunikatën nr 59, është punuar qe 26 vite nga të gjithë ne – vëllezërit Geci.

Ne vitin 1998, pas shkrimit të kësaj komunikate famëkeqe dhe ogurzezë, vëllai ynë Fadil Geci kishte shkuar ne Brojë në shtëpinë e Hashim Thaqit për të kërkuar sqarime rreth kësaj komunikate të pabazë e të paskrupullt.

Aty ishte takuar me babanë e Hashim Thaqit dhe vëllanë e madh të Hashim Thaqit, Gani Thaqin.

Tani për t’i sqaruar këto takime rreth kësaj komunikate, vëllanë tonë Fadil Gecin, e ka ftuar Gjykata Speciale.

Vlen të theksohet se pas kësaj komunikate,vjen reagimi i Shtabit të Drenicës dhe të gjitha dëshmitë ia kemi dërguar edhe Adem Demaqit dhe Albin Kurtit përmes tre personave që të tre janë gjallë: Rrustem Suhadolli nga Mitrovica, Merita Kajtazi nga Tamniku dhe një personn tjetër me mbiemrin Babaj e që për arsye personale, nuk po ia përmendim emrin.

Tani e lusim Kryministrin Republikës së Kosovës që ta përcjellë dëshminë e të mos jetë propagandues i grupeve Marksiste-Leniniste!

Të gjithë ata që kanë “marrë në thua” në ne, kanë përfunduar si është më së keqi. Dikush ka mbetur në Hagë e disa nën hije të mrizit,e disave Zoti i madh ua ka marrë shpirtin pa të keqen e askujt!

Dhe për në fund, jemi të bindur se drejtësia do të triumfojë se afër tri dekada kemi luftua fyt për fyt me tradhtarë,për ta zbardhur të vërtetën, eh pra sot i erdhi dita që të zbardhet e vërteta rreth Komunikatës 59.

Komunikatë kjo, THAÇISTE dhe si pasojë e kësaj Komunikate i kemë të vrarë dy shokë dhe të plagosur dy vëllezër.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit