30.4 C
New York
Tuesday, July 15, 2025

Buy now

Vëllai i deputetit të Vetëvendosjes punësohet në Ujësjellësin e Prishtinës

- Advertisement -

Ndërmarrja më e madhe publike e ujit në Kosovë, Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina, ka punësuar disa persona në pozitën “Manipulues të pompave” përmes një konkursi të hapur në prill të vitit 2025.

Gazeta Insajderi ka mësuar se në mesin e të punësuarve është edhe Besnik Rrustemi, vëllai i deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi.

Sipas konkursit të publikuar më 25 prill, KRU “Prishtina” kishte shpallur gjashtë vende të lira pune për pozitën “Manipulues i pompave”, katër në Prishtinë, një në Lipjan dhe një në Podujevë.

Emri i Besnik Rrustemit gjendet në listën e të pranuarve, duke nxitur dyshime nepotizmi në ndërmarrjet publike.

Gazeta Insajderi ka kontaktuar vetë Adnan Rrustemin lidhur me këtë punësim, por nuk ka marrë asnjë përgjigje.

Po ashtu, pyetjet janë dërguar edhe në adresë të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina”, por deri në momentin e publikimit, nuk është kthyer asnjë përgjigje.

Emri i deputetit të VV’së ishte i përfolur edhe në rastin e punësimit të Veton Zogajt, dhëndrit të deputetit Rrustemi, i cili u punësua si Shef i Shërbimit për Burime Njerëzore në ndërmarrjen “Ibër-Lepenc”.

Edhe pse Adnan Rrustemi ka deklaruar më herët se u ka kërkuar familjarëve të mos aplikojnë në konkurse publike, duket se kjo nuk është “dëgjuar” nga vëllai i tij, i cili tashmë ka nisur punën në një ndërmarrje publike

Të ngjashme

Të fundit