S’ka rëndësi pse dikur e quante tru-thatë, madje tani do të punojë në ministrinë që e udhëhiqte deri në prill të 2025-ës.
Rejhan Fejza siç duket ka ndërruar mendim për ministrin e Brendshëm Xhelal Sveçla tashmë të dorëhequr, prej kur motra e tij Arjeta Fejza u bë deputete e LVV-së më 2019, raporton Kiks Kosova.
Kjo pasi emri i vëllait të deputetes Fejza u pa si i përzgjedhur për pozitën “Zyrtar për Regjistrim Civil” në Mitrovicë.
Ky konkurs ishte shpallur më 1 janar të 2025, nga Ministria e Punëve të Brendshme për Departamentin e Agjencisë së Regjistrimit Civil.
Nga 41 kandidatë, Rejhan Fejza ishte ai që sipas ministrisë plotësonte kushtet për këtë pozitë.
Më 11 prill 2025, ministria doli me njoftimin zyrtar se Rejhan Fejza është kandidati fitues me më shumë pikë të fituara, prej 85.6.
Kjo situatë paradoksale s’kishte se si të i ikte Kiks Kosovës.
Nga sulmet e ofendimet për krerët e Lëvizjes Vetëvendosje në rrjete sociale nga Rejhan Fejza, tani të marr post zyrtar në po këtë qeverisje.
Se a ka gisht në këtë mesele motra e tij, Kiks Kosova ka kontaktuar me deputeten Arjeta Fejza.
Fejza pasi e kuptoi se po kontaktohet nga gazetarja e Kiksit, anashkaloi përgjigjen.
Detajet e kësaj kronike i gjeni në videon më poshtë: