Ngërçi disa mujor në Kosovë, nuk po e ndalon partinë në pushtet që të rehatoi familjarët në Koorporaten Energjetike të Koosovës (KEK). Ani pse në Vetëvendosje disa deputetë kanë filluar mandatin e parë, ata duket se janë mbushur “sherr” nga partia. Kështu po del se bëri edhe profesori, Bylbyl Sokoli, vëllau i të cilit u emërua në pozitën “këshilltar teknik i kryeshefit”, të KEK-ut, Gramos Hashanit, shkruan Periskopi.
Ramadan Sokoli, u emërua në pozitën e këshilltarit teknik në KEK pa konkurs të hapur.
Periskopi sot gjatë ditë ka kontaktuar me Sokolin dhe i njëjti konfirmoi se ka ardhur në atë pozitë pa konkurs të hapur dhe me kërkesën e menaxhmentit.
“Unë jam në KEK që 15 vjet , 12 vjet kam ushtruar detyrën e menaxherit edhe me kërkesë të menaxhmentit kam pranuar me ardhë në këtë pozitë. Unë kam pranu me kontribu në këtë pozitë, mos më pyet se nuk e di aty unë nuk merrem me atë problematikë”, tha fillimisht Ramadan Sokoli për Periskopin.
Kur u pyet, Sokoli nëse emërimi i tij është konflikt interesi, Ramadani i nervozuar u shpreh:
“Çfarë konflikti interesi, vllau jem ka shtëpinë e vet, unë kam shtëpinë time. Çka ka lidhje”.
“Vllau jem ndikim?-Pse çka po mendon ti, çfarë familje jemi ne, me ndikim. s’ke drejtë me u merr me familjen time. Ku pe sheh ndërlidhjen e vëllaut tim me mua. Ai është në Lëvizjen Vetëvendosje, unë jam në lëvizjen e ballit kombëtar në Lëvizjen për Bashkimin Kombëtar. Vëllau im është me kanë është problem i tij është. Unë I kam 7 vllazen, krejt i kanë pozicionet e veta po unë për veti jam në Lëvzjen e Bashkimit Kombëtar, nuk kam të bëjë fare as me VV as me PDK as me LDK as me kërkon hic”, përfundoi Sokoli.
Kujtojmë se vazhdimisht gjatë 4 viteve qeverisje Kurti, ishte raportuar për skandalet e punësimit në KEK, madje edhe Prokuroria kishte nisur hetime pas dyshimeve se kanë ndodhur shkelje të rënda ligjore në procesin e rekrutimit të qindra personave në konkursin për Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK).
Ndërkohë, Gramos Hashani që disa muaj është u.d i kryeshefit, por që kjo kohë është përcjellur me skandale e krizë në KEK./persikopi.net