11.5 C
New York
Wednesday, March 12, 2025

Buy now

Vëllai i Arbër Zenelit përfundimisht refuzon Kosovën, ftohet nga Suedia

- Advertisement -

Vëllai i Arbër Zenelit, Besforti është ftuar nga Kombëtarja e Suedisë për dy ndeshjet e ardhshme të muajit mars. Suedia do të luajë gjatë marsit dy ndeshje miqësore, ku e para vjen si mysafir i Luksemburgut më 22 mars. Në ndeshjen e dytë, kombëtarja suedeze do të luajë si vendas ndaj Irlanda e Veriut më 25 mars.

Për këto dy ndeshje, përzgjedhësi Jon Dahl Tomasson ka publikuar tashmë listën me futbollistët e ftuar, ku nuk mungojnë befasinë. Njëra nga to është ajo e Besfort Zenelit, i cili është vëllai i yllit të kombëtares së Kosovës, Arbërit. Mesfushori 22-vjeçar është duke shkëlqyer me skuadrën e tij Elfsborg dhe kjo ka bërë që ai të ftohet. Ndryshe, Besforti ka qenë më parë ish-reprezentues i Kosovës U-21 ku ka zhvilluar gjashtë ndeshje me fanellën e “Dardanëve”.

.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit