Tashmë ka nisur një fushatë linçimi ndaj serbëve që do të veshin uniformën e Policisë së Kosovës. Analisti Stefan Veljkoviq ka thënë se askush nuk ka të drejtë morale për ta bërë një gjë të tillë.
Në një postim paraqiten fotografitë e disa serbëve e madje edhe emrat e tyre që ishin pranuar në Policinë e Kosovës.
Analisti serb nga Kosova, Stefan Veljkoviq e ka bërë një postim në profilin e tij në Facebook duke i shkruar këto fjalë:
“Askush nuk ka të drejtë morale që të zemërohet me serbët që të mërkurën nisin të veshin uniformat e Policisë së Kosovës në veri të Kosovës.”
Ai ka vazhduar duke thënë se nëse Qeveria e Serbisë do t’i kishte paralajmëruar më herët një gjë e tillë nuk do të kishte ndodhur.
Statusi i plotë: