9.4 C
New York
Thursday, December 18, 2025

Buy now

Veliu: Përgjegjësinë për mospërfshirjen time në listë për deputet e mbajnë Lumir Abdixhiku dhe Ekrem Hyseni

- Advertisement -

Ish-deputeti i LDK-së, Agim Veliu, i është kundërpërgjigjur kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, i cili ka thënë se Veliu e ka derën hapur në LDK.

Veliu ka bërë me dije se përgjegjësinë për mospërfshijene tij në listën e LDK-së për deputet e ka Lumir Abdixhiku dhe Ekrem Hyseni.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar së këta dy zyrtarë kanë shpërfillur gatishmërinë e tij dhe kërkesat e mijëra votuesve që ai të jetë pjesë e garës së 28 dhjetorit.

“E vërteta nuk mbyllet me lista. Kam qenë dhe jam pjesë e Lidhjes Demokratike të Kosovës jo për interesa personale, por për bindje, punë dhe përgjegjësi ndaj njerëzve që më kanë besuar. Listat zgjedhore janë mbyllur. Vendimet janë marrë. Deklarata për “derë të hapur” pas këtij fakti është më tepër formale se sa e vërtetë, nuk e ndryshon realitetin dhe nuk e zëvendëson mungesën time në një garë të ndershme dhe transparente. Përgjegjësinë për mospërfshirjen time në listën e kandidatëve e mbajnë kreu i partisë dhe i emëruari i tij në Podujevë, të cilët në koordinim të plotë, kanë shpërfillur gatishmërinë time dhe kërkesat e mijëra votuesve të shprehura edhe publikisht që të jem pjesë e garës”, ka shkruar Veliu, duke dhënë detaje tjera.

“Unë nuk kam kërkuar favore. Kam kërkuar respekt për procesin, për anëtarësinë dhe për votuesit. Parimet nuk negociohen dhe dinjiteti nuk është çështje momenti. Do të vazhdoj të flas hapur dhe të veproj me përgjegjësi, sepse politika ka kuptim vetëm kur i shërben qytetarëve — jo kur mbyllet ndaj tyre. Nëse dera do të ishte vërtetë e hapur, kjo do të reflektohej në vendimmarrje, e jo në deklarata. Qëndrestarët, anëtarësia, votuesit e LDK-së dhe opinioni publik kërkojnë arsyen pse nuk jam pjesë e listës zgjedhore!! Zoti e bekoftë LDK-në!”, ka shkruar Veliu.

Të ngjashme

Të fundit