Home Lajme Veliu godet Bulliqin e Hysenin: Llapi nuk e meriton një kryetar komune mashtrues, e as LDK atë që s’guxon të flasë

Veliu godet Bulliqin e Hysenin: Llapi nuk e meriton një kryetar komune mashtrues, e as LDK atë që s’guxon të flasë

0
Veliu godet Bulliqin e Hysenin: Llapi nuk e meriton një kryetar komune mashtrues, e as LDK atë që s’guxon të flasë

Ish-kryetari i Podujevës, Agim Veliu, është shprehur i ashpër ndaj Shpejtim Bulliqit dhe Ekrem Hysenit. Këtë të parin e quan kryetar mashtrues, ndërsa të dytin opozitar inferior që mori timonin e LDK-së në Llap si “dhuratë”.

Teksa i është referuar një debati televiziv, Veliu konsideron se Hyseni nuk e ka kundërshtuar Bulliqin, i cili sipas tij “po lavdërohej me projektet e trashëguara nga qeverisja e LDK-së”.

“Llapi nuk e meriton një kryetar komune që arrogancën e ka si mjet komunikimi dhe mashtrimin e manipulimin si formë qeverisjeje. As LDK-ja në Llap nuk e meriton ta udhëheq një person indiferent e inferior, që nuk guxon të flasë për sukseset e qeverisjes së partisë, të cilën mëton ta përfaqësojë”, ka deklruar Veliu për Hysenin e Bulliqin.

Reagimi i tij i plotë:

Kur në një përballje televizive dalin një ish përfitues i LDK-së dhe një mohues i LDK-së, aty veç debat të argumentuar nuk mund të ketë.

Ndërsa kryetari mashtrues po i thoshte të vetëmashtruarit “hajde flasim për projekte se në politikë të kam mundur”, opozitari çile gur gojën. Nuk i bënte goja t’ia numëronte mëkatet kryetarit manipulator, për dy vite mashtrim të qytetarëve.

Opozitari inferior, që e mori timonin e LDK në Llap si dhuratë, nuk e tha asnjë fjalë të vetme për punët e projektet e mëdha të bëra për qytetarët e Llapit gjatë qeverisjes së LDK-së për dy dekada.

Exit mobile version