2.3 C
New York
Tuesday, February 11, 2025

Buy now

Veliaj pas 48 orësh del në gjyq, gruaja e tij në arrest shtëpiak

- Advertisement -

Kryebashkiaku i sapo arrestuar i Tiranës, Erion Veliaj është dërguar në Bllokun e Sigurisë që ndodhet pranë Komisariatit nr.3 të policisë, në rrugën “Mine Peza”.

A2Cnn raporton se siç e njeh procedura për çdo qytetar që arrestohet, fillimisht duhet të shoqërohej në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë së Tiranës, dhe pasi t’i komunikohej akuza dhe konfirmohej masa e sigurisë, më pas do të duhej të transportohej në Bllokun e Sigurisë.

Por, ndryshe ka ndodhur me kryebashkiakun e Tiranës. Teksa pritej t’i komunikohej masa e sigurisë, A2 CNN duke ju referuar burimeve të sigurta nga agjentët e Policisë së Shtetit dhe BKH, bën me dije se Erion Veliaj është transportuar direkt në ambientet e Bllokut të Sigurisë.

Pas 48 orësh pritet që Veliaj të dalë para gjykatës për tu njohur me masën e sigurisë. Ndërsa sa i përket bashkëshortes së tij, Ajola Xoxës i është komunikuar masa e sigurisë “arrest në shtëpi” ndaj nuk ishte e nevojshme të shoqërohej në ambientet e policisë së Tiranës.

Veliaj ka qenë në zyrën e tij në Bashkinë e Tiranës kur kanë shkuar agjentët e BKH dhe të Policisë së Tiranës për ta arrestuar. Personi që e shoqëroi është Hekuran Bregu, Shefi Sektorit për Hetimin e Korrupsionit në Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Financiare në Departamentin e Policisë Kriminale në DPPSh.

SPAK po e heton Erion Veliajn për katër vepra penale, ndërsa për fshehje pasurie është duke u hetuar edhe bashkëshortja e tij Ajola Xoxa, por edhe familjarë të kryebashkiakut.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit