6.1 C
New York
Tuesday, February 4, 2025

Buy now

Veliaj emëron dy nënkryetaret e reja në Bashkinë e Tiranës, kush janë dy zonjat që morën detyrën

- Advertisement -

Pas largimit të Arbjan Maznikut, i cili pak javë më parë u emëruar si Ministër i Shtetit për Pushtetin Vendor, dhe Anisa Rusetit, e cila mori detyrën e Drejtoreshës së Përgjithshme të Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka njoftuar sot emrat e dy nënkryetarëve të rinj të bashkisë së kryeqytetit.

Frida Pashako dhe Jonida Halili janë dy zonjat që kanë marrë besimin e Veliajt për postin e Nënkryetareve të Bashkisë së Tiranës, duke plotësuar kështu edhe dy vendet vakante pas largimit të Maznikut dhe Rusetit.

Arbjan Mazniku do të jetë ministri i ri për Shtetin dhe Pushtetin Vendor, një ministri e krijuar sot. Arbjan Mazniku ka mbajtur postin e nënkryetarit të Bashkisë së Tiranës që nga shtatori i vitit 2015.

Më parë, ai ka qenë zëvendësministër i Arsimit dhe Sportit për periudhën 2 vjeçare. Para se të merrte përsipër këto detyra, Arbjani ka qenë Drejtor Ekzekutiv i Institutit AGENDA, një organizatë në Tiranë që merret me kërkime dhe analiza të politikave publike në Shqipëri, sidomos në fushën e qeverisjes, Integrimit Europian dhe zhvillimit ekonomik dhe social.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit