Home Lajme Vela: Serbia është vendi i sëmurë i rajonit tonë, pa pendim për krimet që ka kryer në vitet e ’90-ta

Vela: Serbia është vendi i sëmurë i rajonit tonë, pa pendim për krimet që ka kryer në vitet e ’90-ta

0
Vela: Serbia është vendi i sëmurë i rajonit tonë, pa pendim për krimet që ka kryer në vitet e ’90-ta

Blerim Vela, shef i kabinetit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar ndaj mohimit që janë duke i bërë zyrtarët e lartë të shtetit serb gjenocidit në Kosovë të shkaktuar nga aparati shtetëror i Serbisë në 1999.

Sipas Velës, ngjarja e Reçakut është ajo që ia ka hequr maskën politikës së shtetit të Serbisë para botës demokratike.

“Masakra e Reçakut e vitit 1999, shpërfaqi politikën gjenocidale të Serbisë ndaj shqiptarëve në Kosovë”.

“Sot, nivelet më të larta të regjimit të Vuçiq-it ende e mohojnë këtë krim të tmerrshëm lufte”.

“Serbia është vendi i sëmurë i rajonit tonë pa pendim për krimet që ka kryer në vitet 1990”, ka shkruar Vela në  Twitter.

Vela ka përfunduar duke thënë se ngjarja se Reçakut nuk do të përsëritet “kurrë më”.

Republika e Kosovës ende nuk e ka paditur shtetin e Serbisë për gjenocidin që ia ka shkaktuar popullit shqiptar.

Ministri i Punës dhe Mirëqenies i Serbisë, Nikola Selakoviq, ka vazhduar të propagandojë, duke mohuar gjenocidin që e ka kryer aparati shtetëror i Serbisë në Kosovë ndaj popullatës shqiptare civile.

Selakovç e ka akuzuar ish-ambasadorin e OSBE-së, William Walker se ky i fundit e ka keqpërdorur OSBE-në.

Selakoviq ka vazhduar propagandën duke thënë, “manipulimi i shkathët i përfaqësuesve të bashkësisë ndërkombëtare nën firmën e OSBE-së dhe udhëheqjen e William Walker e shndërroi këtë veprim antiterrorist në shkak të agresionit të NATO-s kundër atdheut tonë në vitin 1999”, raporton Tanjug.

Ndërsa, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se nuk do të ketë paqe në Ballkanin Perëndimor përderisa në krye të Serbisë është ish-ministri i Millosheviç-it.

Exit mobile version