7.3 C
New York
Friday, November 29, 2024

Buy now

Vela i përgjigjet propagandës së Vuçiqit: Asnjë çeçenë ose çerkezë nuk ka planifikuar vrasjen e serbëve të Kosovës

- Advertisement -

Shefi i stafit të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, Blerim Vela nëpërmjet një postimi në Twitter ka denoncuar lajmin e rremë të shpërndarë nga mediet serbe se disa shtetas çeçenë dhe çerkezë kanë qëndruar në Kosovë.

Në reagimin e tij, Vela thotë se lajmi është shpërndarë nga mediat serbe pro-regjimit të presidentit serb, Aleksandër Vuçiq – e që ky lajm është iniciuar nga vet Vuçiq në konferencë për media, shkruan lajmi.net.

“Mediat serbe pro-pushtetit kanë amplifikuar dezinformimin e promovuar nga Vuçiq gjatë konferencës së djeshme”, ka shkruar Vela.

Ai gjithashtu ka thënë se asnjë shqiptar i Kosovës nuk iu është bashkuar luftës në Ukrainë dhe se në Kosovë nuk ka pasur as shtetas çeçenë e as çerkezë që kanë tentuar të vrasin serbë të Kosovës.

Në fund, Vela ka thënë se “kjo dezinformatë i shërben narracionit të Rusisë”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit