Një përgjigje e fortë erdhi nga Shefi i Kabinetit të Presidentes së Republikës së Kosovës, Blerim Vela, ndaj deklaratave të Ministrit të Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiq, i cili deklaroi se nuk do të udhëtojë në Strasburg për të festuar 20-vjetorin e pranimit të Serbisë në Këshillin e Evropës, për shkak të procedurave për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë.
Vela shprehu zhgënjim ndaj deklaratave të Daçiqit, duke thënë se anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është plotësisht në përputhje me marrëveshjet e arritura në bisedimet e ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian. Ministrinë e Jashtme të Serbisë ai e quajti “palaço”.
Ai u kujtoi zyrtarëve serbë Marrëveshjen e Brukselit të vitit 2013, në të cilën në pika 14 qartësonte se anëtarësimi i Kosovës në organizatat ndërkombëtare është në përputhje me ligjet ndërkombëtare dhe marrëveshjet e arritura mes dy vendeve.
Postimi i plotë:
Një përkujtim për MPJ-në palaço të Serbisë se anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është plotësisht në përputhje me marrëveshjet:
Bruksel 2013: pika 14
Bruksel 2023: pika 4
Nëse SRB voton kundër anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, do të jetë në kundërshtim të qartë të marrëveshjeve të përmendura!