Këshilltari i presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, Blerim Vela, thotë se Beogradi po kthehet në një kryeqytet të ideologjive politike ekstreme.
Me anë të një postimi në Tëitter, Vela ka thënë se në korrik të vitit 2023 Beogradi ka mirëpritur lëvizjet rinore të majta ekstreme/komuniste.
Tutje, ai ka thënë se kjo po ndodh për ta promovuar propagandën ruse kundër Kosovës dhe NATO-s.
”Beogradi po kthehet në kryeqytet të ideologjive ekstreme politike, si nga e djathta ashtu edhe nga e majta. Në korrik 2023, Beogradi ishte mikpritës i një mbledhjeje të lëvizjeve rinore të majta ekstreme/komuniste ËFDY. Natyrisht, obsesioni i tyre është promovimi i propagandës ruse kundër NATO-s dhe Kosovës”, ka shkruar Vela në Twitter.